Implemented in the Framework of
InterregIPACBC «Greece-Albania 2014 – 2020»

Takimi i nisjes së projektit të bashkëpunimit ndërkufitar «RyTHM Nxitja e Kreativitetit dhe Lidhja e Aseteve Kulturore përmes Monumenteve» do të mbahet më 13 dhjetor 2018 në Korfuz, në mjediset e Eforisë së Antikiteteve të Korfuzit në Kështjellën e Vjetër.
Eforia e Antikiteteve të Korfuzit është Përfituesi kryesor i këtij projekti në bashkëpunim me një partner grek, Teatrin Lokal dhe Rajonal të Korfuzit, si dhe një partner nga Shqipëria, Bashkinë e Finiqit.

Projekti RyTHM, i financuar me 651.620,00 € nën Aksin Prioritar 2 “Përforcimi i ekonomisë lokale” të Interreg IPAΙΙ CBC “Greqi-Shqipëri 2014-2020”, synon rritjen, mbrojtjen dhe promovimin e monumenteve kulturore në zonën ndërkufitare, nëpërmjet bashkëpunimit të institucioneve kulturore për të forcuar kapacitetet e tyre strukturore.

Projekti parasheh veprime për zgjerimin dhe aksesin në Bastionin e Savorgnanit dhe Hendekun (Contrafossa) në Kështjellën e Vjetër të Korfuzit, si dhe veprime për dizajnimin dhe funksionimin e integruar të Qendrës Kulturore të Livadhjas në Bashkinë e Finiqit në Shqipëri. Veprimet që do të ndërmerren për shtimin e vlerave përfshijnë organizimin e nismave kulturore si psh ekspozita të përbashkëta dhe veprimtari artistike, që do të zbatohen nga Teatri Lokal dhe Rajonal i Korfuzit.

www.greece-albania.eu

Programi Ndërkufitar Interreg IPA “Greqi – Shqipëri 2014 – 2020” u miratua nga Komisioni Evropian me strategjinë e përgjithshme për të gjetur drejtpeshimin midis zhvillimit të qëndrueshëm rajonal dhe rritjes së bashkëpunimit ndërkufitar midis popullsisë vendore dhe institucioneve rajonale, në përputhje me BE dhe politikat kombëtare, me qëllimin e adresimit të sfidave të përbashkëta përmes ndërhyrjeve të përbashkëta. Programi Interreg IPA II CBC “Greqi-Shqipëri” synon t’i bëjë entitetet pjesëmarrëse në projektet e financuara nga programi përfitues së shumës maksimale prej 54,076,734.00 milion Euro, financuar për 85% të vlerës nga fondet e BE-së dhe për 15% të vlerës nga 2 shtetet anëtare përmes një bashkëfinancimi kombëtar.