Përmbledhje e Projektit

RyTHM

Nxitja e Kreativitetit dhe Lidhja e Aseteve Kulturore Përmes Monumenteve.

Objektivi kryesor i projektit të propozuar RyTHM është valorizimi i dy monumenteve të rëndësishme në zonën ndërkufitare Greqi-Shqipëri me qëllim rritjen e njohurive në lidhje me vlerën e trashëgimisë lokale, nxitjen e kreativitetit, forcimin e identitetit rajonal dhe rritjes e atraktivitetit të zonës për vizitorët në mënyrë që të mbështesin rritjen ekonomike. Të dy shtetet kanë një trashëgimi kulturore të pasur, meteriale dhe jo materiale. Sidoqoftë të dy vendet duhet të merren me sfidat aktuale në lidhje me promovimin dhe rritjen e pasurive të tyre kulturore dhe valorizimin e duhur të tyre për të mirën e komuniteteve lokale, por edhe për publikun e gjerë, sidomos për të rinjtë. Duke trajtuar çështjet e përbashkëta të menaxhimit efikas kulturor, RyTHM hulumton efektet ndikuese të ruajtjes së trashëgimisë në zhvillimin e turizmit dhe të sektorit krijues. Projekti gjithashtu propozon mënyra për të fuqizuar turizmin kulturor dhe për të nxitur bashkëpunimin ndërkufitar midis institucioneve dhe organizatave kulturore.

Nga aktivitetet e sipërpërmendura do të përfitojnë komunitetet lokale, duke rritur numrin e vizitorëve dhe duke ofruar mundësi sipërmarrëse. Prej tyre gjithashtu do të përfitojnë vizitorët që kërkojnë një përvojë unike kulturore në zonën ndërkufitare. Bizneset turistike do të kenë mundësinë të zgjerojnë shërbimet e tyre ekzistuese dhe të propozojnë destinacione të reja kulturore. Të rinjve do t’u jepen mundësi të reja për të shfaqur talentin e tyre dhe për të shprehur kreativitetin e tyre. Autoritetet lokale do të fitojnë kapacitete me pjesëmarrjen e tyre në menaxhimin e përbashkët të burimeve kulturore në zonën ndërkufitare. Risia e projektit qëndron në prezantimin e bashkëpunimeve “spontane” midis ekspertëve praktikues të ruajtjes kulturore dhe agjentëve të inovacionit kulturor, duke zhvilluar së bashku zgjidhje efikase për përmirësimin e përvojave kulturore. Qasja ndërkufitare është më e përshtatshme si mjet për t’u përballur me sfidat e përbashkëta në lidhje me burimet kulturore dhe shkëmbimin e njohurive të specializuara dhe praktikave më të mira për të përfituar si aktorët kulturorë edhe shoqëria civile. Vlera e shtuar për zonën e programit është futja e veprimeve të integruara dhe koherente që çojnë në valorizimin e mençur të pasurive kulturore të dy zonave.

www.greece-albania.eu