Aktiviteti i fillimit të projektit RyTHM: Rezultatet
11 shkurt 2019 | Lajme & Veprimtari, Veprimtari të Kryera, Media
NJOFTIMI PËR SHTYP
Aktiviteti i fillimit të projektit RyTHM
Financuar nga Interreg IPA CBC “Greqi-Shqipëri 2014-2020”
Veprimtaria e hapjes së projektit të bashkëpunimit ndërkufitar “RyTHM-Nxitja e krijimtarisë dhe ndërlidhja e vlerave kulturore përmes monumenteve historike / Nxitja e kreativitetit dhe lidhja e aseteve kulturore përmes monumenteve” u mbajt me sukses më 8 shkurt 2019, në Korfuz.
Veprimtaria u organizua nga Eforia e Antikiteteve të Korfuzit, përfituesi kryesor i projektit. Qëllimi i aktivitetit ishte prezantimi i projektit dhe veprimtarive të zbatuara në kuadrin e tij për komunitetin lokal dhe publikun e gjerë. Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues nga Teatri Lokal dhe Rajonal i Korfuzit (DI.P.TH.HE. – KED.K.) dhe Bashkia Finiq, të cilat plotësojnë partneritetin e projektit.
Gjatë kësaj veprimtarie Drejtorja e Eforisë së Antikiteteve të Korfuzit, Znj. Diamanto Rigakou, Kryetari i Bashkisë së Finiqit, Leonidha Hristo, si dhe përfaqësuesit e Teatrit Lokal dhe Rajonal të Korfuzit, Znj. Barbara Dukas dhe z. Damianos Cheirdaris, prezantuan projektin dhe objektivat e tij. Drejtori i Drejtorisë së Turizmit të Ishujve të Jonit, z. Kostas Tsoumanis, bëri një prezantim të specializuar për ndërvarësinë e aktiviteteve kulturore me turizmin. Rëndësia e zbatimit të projekteve ndërkufitare u theksua edhe nga Kryetari i Bashkisë së Korfuzit, z. Konstantinos Nikolouzos dhe Zëvendësguvernatori i Sektorit Parësor, Rrjetëzimit dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Rajonit të Ishujve Jonian, z. Ioannis Fontanas.
Projekti RyTHM financohet me €651,620.00 në kuadër të Aksit Prioritet 2- “Përforcimi i ekonomisë lokale” të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA CBC II “Greqi-Shqipëri 2014-2020” dhe synon promovimin e bashkëpunimit midis operatorëve kulturorë për përmirësimin e infrastrukturës dhe kapaciteteve kulturore, në të cilat ndodhen monumentet.