Projekti

Interreg IPA ‘Greqi-Shqipëri 2014-2020’

RyTHM

Nxitja e Kreativitetit dhe Lidhja e Aseteve Kulturore Përmes Monumenteve.

Për të arritur objektivin e tij, projekti RyTHM ka për qëllim krijimin e:

  • Hapësirave kulturore të përmirësuara, të modifikuara, të rehabilituara dhe të përforcuara në Korfuz dhe Finiq, në mënyrë që atο të mund të presin vizitorët për nismat kulturore dhe veprimtaritë e kulturës dhe artit bashkëkohor.
  • Inkubatorit të ideve kulturore i cili do të rritet nga themelimi i një Grupi Mbështetës Lokal. Inkubatori do të veprojë si një qendër për prodhimin dhe organizimin e iniciativave kulturore ndërkufitare me një efekt afatgjatë dhe do të ofrojë mundësi trajnimi për artistët e rinj.
  • Iniciativave të përbashkëta kulturore, siç janë shfaqjet dhe ngjarjet e arteve pamore, që do të sjellin në qendër të vëmendjes hapësirat e reja të shtuara në të dy vendet dhe të rrisin profilin kulturor dhe turistik të zonës së projektit.