Aktiviteti i fillimit të projektit RyTHM: Njoftim për Shtyp
Shkurt 5, 2019. Lajme & Veprimtari, Veprimtari të Kryera, Media

NJOFTIMI PËR SHTYP
Aktiviteti i fillimit të projektit RyTHM
Veprimtari për shtimin e vlerave të siteve dhe hapësirave kulturore

Eforia e Antikiteteve të Korfuzit është duke organizuar aktivitetin zyrtar të hapjes për projektin e bashkëpunimit ndërkufitar RyTHM ” Nxitja e kreativitetit dhe lidhja e aseteve kulturore përmes monumenteve”. Aktiviteti do të mbahet të premten më 8 shkurt 2019 në ora 17:00 në Muzeun Arkeologjik të Korfuzit (Armeni Vraila 1).

Eforia e Antikiteteve të Korfuzit është Përfituesi kryesor i projektit në bashkëpunim me Teatrin Lokal dhe Rajonal të Korfuzit dhe Bashkinë e Finiqit.

Projekti parashikon zbatimin e aktiviteteve me qëllim të rrisë dhe sigurojë aksesin e vizitorëve në Bastionin Savorgnan dhe Hendekun / Contrafossa në Kështjellën e Vjetër të Korfuzit, si dhe ndërhyrjet për projektimin dhe funksionimin e integruar të qendrës kulturore të Finiqit në fshatin Livadhja, në Shqipëri. Veprimtaritë për shtimin e vlerave siteve dhe hapësirave kulturore në të dy vendet përfshijnë edhe zbatimin e një sërë aktivitetesh kulturore dhe ekspozitave të përbashkëta që do të organizohen nga Teatri Lokal dhe Rajonal i Korfuzit.

Projekti RyTHM është financuar nën Aksin Prioritar 2 – “Përforcimi i ekonomisë lokale” të Interreg IPA II, “Greqi-Shqipëri 2014-2020” me një buxhet të përgjithshëm prej €651.620,00.